Lajçi: Do ta kundështojmë me çdo mjet legjitim demarkacionin

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 12:12 | Nga

Ish-anëtari i Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Ali Lajçi, ka thënë se rezistenca e banorëve të Rugovës po shtohet çdo ditë e më tepër kundër variantit të propozuar për demarkacionin me fqinjin perëndimor, Malin e Zi.

Lajçi, në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se zyrtarët qeveritarë kanë tentuar vazhdimisht nëpërmjet shumë rrugëve që t’i “shukasin” zërat kundërshtues. “Por, kjo ka qenë e pamundur, sepse kemi të bëjmë me cenim të sovranitetit dhe humbje të pronave që i kanë takuar Kosovës”.

“Mirë do të ishte që kjo marrëveshje të mos votohej në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator, duke e hapur kështu edhe njëherë diskutimin për këtë çështje. Nëse kjo marrëveshje kalon, do ta përdorim çdo mjet legjitim për ta kundërshtuar këtë demarkacion”, ka shtuar Lajçi.

Sipas tij, numri i banorëve që po e kundërshtojnë përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, po rritet vazhdimisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme