LDK anulon fushatën në Rahovec pas aksidentit tragjik në komunikacion

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 14:31 | Nga

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec, e ka anuluar të shtunën, tubimin e planifikuar në orën 19:00, në fshatin Ratkoc, pas lajmit tragjik për vdekjen e dy të rinjve në një aksident komunikacioni në fshatin Rogovë.

Dega e LDK-së në Rahovec, me keqardhje e mori lajmin për vdekjen e dy të rinjve në ndeshjen e komunikacionit në magjistralja Gjakovë-Prizren, ndërsa ju shpreh ngushëllime familjeve të viktimave.

Në shenjë solidariteti me familjet e viktimave, Dega e LDK-së në Rahovec i ka pezulluar të shtunën të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme