LDK e njofton PDK-në për dialogun me Serbinë, kërkojnë koordinim të ngushtë në këtë proces

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka takuar sot nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se me Hoxhajn pati një bisedë përmbajtjesore, dhe se e ka njoftuar për rrjedhën e takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtjesore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njofova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve.

Theksuam nevojën a koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këtë, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsensus sa më të gjerë politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni.

Të ngjashme