LDK-ja mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 08:18 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës mund të abstenojë nga krijimi i institucioneve për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe ngurrimit që të hyjë në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo mungesë vendosmërie, sipas burimeve brenda kësaj partie, është për shkak të frikës se mund t’i kontribuohet edhe më shumë fuqizimit të Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë politike/koalicionet, zyrtarisht ende nuk i kanë nisur konsultimet për krijimin e koalicioneve paszgjedhore, ani se Komisioni Qendror ka shpallur rezultatet përfundimtare.

Ndërkaq, certifikimi i tyre pritet të bëhet gjatë kësaj jave, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të vendosë për 65 ankesat e deponuara.

Që nga përfundimi i procesit të votimit, Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar për një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, por pa sukses. Burime brenda LDK-së i kanë thënë gazetës se kjo parti është duke e shqyrtuar mundësinë që të mos hyjë në koalicion as me Vetëvendosjen e as me koalicionin PDK-AAK-Nisma, edhe me çmimin që të shkohet në zgjedhje të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme