LDK kundër rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur kundër rezolutës së Partisë Socialdemokrate për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti në një postim në Facebook, ka shkruar se vetëm zgjedhjet e reja sigurojnë legjitimitetin e atyre qe e udhëheqin Kosovën.

“Vetëm zgjedhjet e reja sigurojnë legjitimitetin e atyre që e udhëheqin Kosovën dhe e përfaqësojnë në dialog. Kjo vlen edhe për PSD-në para se të behët pjese e çfarëdo ekipi negocues”, ka shkruar Hoti, përcjell lajmi.net.

Sipas tij PSD-ja duhet përmes zgjedhjeve të reja të verifikoje 12 mandatet që ka në Kuvendin e Kosovës.

“PSD-ja duhet përmes zgjedhjeve të reja të verifikoje 12 mandatet që ka në Kuvend, ngase janë mandate të fituara nga një parti tjetër. Vlerësoj se verifikimi i legjitimitetit është i domosdoshme për qëndrueshmërinë e demokracisë në Kosovë dhe të PSD-se gjithashtu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme