LDK nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në fjalimin vjetor të Presidentit

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 12:48 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk ka vendosur a do të marrë pjesë në adresimin e presidentit Hashim Thaçi para deputetëve të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të kësaj partie tha se nesër do të vendosin për këtë çështje.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër me fillim prej orës 13:30 presidenti të mbajë fjalimin vjetor para të zgjedhurve të popullit.

Këto komente ai i bëri në një konferencë që grupi parlamentar i kësja partie e kishte thirrur me rastin e 100 ditëshit të qeverisë Haradinaj.

Hoti vlerësoi se kjo qeveri është kapur në një kauzë të rrejshme dhe se nuk ka arritur t’i plotësoj kushtet për heqjen e vizave.

“Për çështjen e demarkacionit dolën në pah që ato kanë qenë vetëm kauza politike. Kosova do ti kishte punët më mirë po të mos ishte kryeministër Ramush Haradinaj”,deklaroi Avdullah Hoti.

Edhe për formimin e ushtrisë tha se ka qenë mashtrim elektoral, kurse për dialogun me Serbinë tha se nuk ka platformë të qartë.

“Ushtria ka qenë mashtrim elektoral, ka kushtëzim sidomos nga Lista Serbë. Kurse dialogu me Serbinë nuk ka platformë të qartë të dialogut. Ne kemi kërkua që ky dialog të diskutohet në Kuvend, por që deri kë tani nuk kemi pa asgjë”, tha Hoti.

Hoti tha se qeveria Haradinaj ka 520 persona në staf dhe kjo është skandaloze.

Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt i cili në një debat gjatë ditës së djeshme ka thënë se “nuk ka lidhje nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”.

“Është një deklaratë skandaloze jashtë çdo etike njerëzore, është fyerje për familjarët që janë gjallë. Unë pres që anëtarët e tjerë të kësaj organizate si dhe nga Qeveria të distancohen. Ne do të shohim mundësitë që ai të marrë përgjegjësinë e plotë për deklaratën, sepse është fyerje jo vetëm familjarët e viktima por edhe për të gjithë LDK-në”.

Të ngjashme