LDK: Pse i ftoi presidentja partitë opozitare, për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet e djeshme në veri të vendit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga mbrëmë ata kuptuan që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.

“Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë? Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj”.

“Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme