Lekaj falënderon kryeministrin e Sllovenisë për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 16:18 | Nga

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka takuar dhe e ka falënderuar kryeministrin e Sllovenisë Mirko Cerar për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Sot, në kuader të konferences TEN-T që po mbahet në Lubjanë, përshendeta Kryeministrin Slloven Mirko Cerar, të cilin e falenderova për ndihmen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë vendit tonë drejt integrimeve evropiane, përvoja këto që tashmë një kohë i ka kaluar shteti Slloven, i cili është një shembull i suksesit”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

 

Të ngjashme