Lekaj: Mustafa të vetmen armë e ka Facebookun

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 20:20 | Nga

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha se Pal Lekaj dhe Marko Gjuriqi, shërbehen me gjuhë rrugaçësh.

“Isa Mustafa, me gjuhën e tij, se vetëm ajo i ka mbetur, po shihet që s’është i fuqishëm për të bërë asgjë për Kosovën, të vetmen ‘armë’ e ka ‘Facebook’-un personal që e ka kthyer në portal zyrtar të kryeministrisë prej ku ofendon kë do që ia thotë të vërtetën, s’ka si të jetë më keq e me rëndë për Kosovën. Isa Mustafa, që është kthyer në një dry të izolimit të vendit, i dhëmb fortë kur ia kritikon qasjen ndaj ‘shokëve’ të tij andej kufirit. Me heqjen e këtij dryni, Kosovës i japim lirinë, mundësinë, vendin dhe vendimmarrjen për të ua kthejmë njerëzve të thjeshtë”, ka shkruar Lekaj në faqen e tij në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme