Lekaj në Lubjanë ngritë shqetësimin për pengesat që po i shkakton Serbia në kufi

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 19:55 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili po merr pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për TENT-T që po mbahet në Ljubjanë të Sllovenisë, theksoi problemet që po i hasin qytetarët e Kosovës gjatë kalimit të kufirit me Serbinë për shkak të pengesave nga autoritetet serbe edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjeve në procesin e dialogut për lehtësim të kalimit të kufirit ndërmjet dy vendeve tona.

“Qeveria e Kosovës i jep rëndësi të madhe marrëdhënieve tregtare dhe fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe vendeve të rajonit dhe është e mendimit se një gjë e tillë lehtëson rrugën e vendeve tona drejt integrimit evropian. Gjatë këtyre viteve të fundit që nga Samiti i Berlinit, Samiti i Vjenës, Samiti i Parisit dhe Samiti i Triestesë është arritur përparim i konsiderueshëm, veçanërisht në përmirësimin e korridoreve të rrjetit Bërthamë (Core Neteork) dhe Gjithëpërfshirës të Transportit Rajonal në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Procedurat e kalimit kufitar janë identifikuar si pengesë e madhe për tregtinë dhe transportin në rajon në këtë fushë të gjerë dhe që mbulon shumë aspekte të menaxhimit të kufijve përfshirë procedurat, rregullat dhe sistemet për të cilat kërkohet një bashkëpunim i avancuar në mes të autoriteteve të transportit në mënyrë që të zvogëlohet kostoja e transportit të mallrave dhe përmirësimi i qasjes dhe lëvizshmërisë”.

“Kjo pra nuk nëkupton vetëm ndërtimin e infrastrukturës, por ka një kontekst më të gjërë për cka kërkohet një bashkëpunim i sinqertë në mes të vendeve tona. Prandaj, unë besoj se për të përmirësuar situatën duhet një koncept i përbashkët për të harmonizuar orarin e punës, procedurat dhe formalitetet, përvec ndërtimit të objekteve të përbashkëta dhe kontrolleve të përbashkëta”.

Lekaj gjithashtu ka vlerësuar se do të ishte mirë aplikimi i sistemit me një ndalesë, i cili është gjithëpërfshirës dhe përfshin kontrolle të përbashkëta nga ana e policisë kufitare dhe bashkëpunimit të të gjitha agjencive të tjera kufitare.

Në konkluzionet e këtij takimi janë dakorduar dy deklaratat që kanë të bëjnë me sigurinë në rrugë dhe kalimin kufitar, ku Kosova njihet si vend i barabartë me vendet e tjera në kuadër të përgjegjësive që shprehin këto dy deklarata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme