Lekaj: Propozimi i AAK-së është alternativë e vetme për ndërtimin e platformës nacionale

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj tha se propozimi i AAK-së është alternativë e vetme për ndërtimin e platformës nacionale.

Duke përmendur platformën e kësaj partie, Lekaj e sheh si alternativë të vetme që të ndërtojnë strategji, të cilës sipas tij duhet secili t’i përmbahen deri në realizimin e plotë të saj.

“Është mundësi për të ndërtuar platformë nacionale në zhvillimet më të rëndësishme për vedin tonë. Është domosdoshmëri politike, ekonomike dhe shoqërore. Është mundësi për të mbrojte dinjitetin e vendit tonë dhe të qytetarit të cilin e përfaqësojmë,  Është alternative e vetme që të ndërtojmë strategji të cilës duhet secili ti përmbahemi deri në realizimin e plotë të sajë. Ashtu siç bëmë me udhëzuesin për liberalizim të vizave që na ofruan të tjerët për ne. Tani është e domosdoshme që të dëshmojmë guximin për qeverisje, tani është momenti për ju shumicën e këtij parlamenti dhe qeverisë tuaj që të nderoni emrin që mbani, të vet vendosni. Ndërsa ne nuk do të Ju lëmë vetëm dhe kjo rezolutë është hapi i parë për këtë çështje që po ju ofrojmë dhe shpresoj që edhe koleget tjerë do ta përkrahin për ndërtimin e kësaj platforme nacionale për skenarët e mundshëm që mundë të ndodhin në të ardhmen e afërt me liberalizim apo pa liberalizim”, ka thënë Lekaj. 

Tutje, Lekaj tha se kjo platformë do të duhet të shkonte përtej kësaj duke parashikuar efektet e këtyre proceseve në të gjitha rrafshet përfshi ato politike, ekonomike shoqërore dhe të tjera.

“Është më se e nevojshme që një qasje e këtillë strategjike të i shërbej këtij kuvendi edhe si mostër për të testuar përgjegjësin dhe llogaridhënien aq të nevojshme në këtë fazë të zhvillime gjeopolitike jo vetëm për vendin tonë por edhe për zhvillet në Ballkan dhe në kontinentin e Evropës. Përfitimi i dytë i kësaj platforme nacionale do të ishte qëndrueshmëria institucionale në ndjekjen e synimeve nacionale dhe qartësia dhe transparenca për qytetarët lidhur me zgjedhjen e rrugës për të ardhmen. E treta kjo do të ofronte mundësi për të gjithë ata që mundën që t’i kontribuojnë përmisimit të saj që të rekomandojnë propozojnë dhe arsyetojnë masat e duhura për avancim të mëtejmë. E katërta do të ofronte mundësi që të vlerësojmë dhe masim veten se sa kemi arritë të përmbushim detyrat tona në realizimin e interesit nacional dhe në të mirën e vendit tonë. Dhe e fundit do të ishte një testim i vlerëshëm për platformat e tjera nacionale në të mirën e vendit si shembull që duhet ndjekë për të ju paraprijë proceseve dhe jo për të qenë spektator i tyre”, ka thënë Lekaj.

Të ngjashme