Limaj: Kryeministri në largim po sillet sikur s’ka ndodhur asgjë në veri

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi qeveria serbe ka vendos të fus në karantinë komunat veriore të Kosovës.

Limaj ka thënë se ky veprim është cënim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i Nismës ka thënë se veriu dhe cdo pjesë e Kosovës, mund të izolohen, vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.

Limaj e ka vlerësuar si shqetësuese edhe heshtjen e kryeministrit në largim duke u sjellë sikur nuk ka ndodhë asgjë.

Postimi i plotë:

Futja në karantinë e komunave veriore të vendit me vendim të qeverisë serbe është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

Veriu dhe çdo pjesë e Kosovës mund të izolohet vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.

Shqetësuese është edhe heshtja e kryeministrit në largim duke u sjellur sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme