Limaj pas takimit me zyrtarin britanik: Të gjithë kërkojnë që të pezullohet taksa e të rifillojë dialogu

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 11:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëkryesuesi i dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj është deklaruar për medie pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Kosova është e interesuar që të vazhdoj dialogu në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike.

“Kosova është e interesuar që të vazhdoj dialogu dhe jemi të interesuar të marrim njohje nga Serbia. Kjo është vizitë e zakonshme e jona atje”.

“Ne sa herë shkojmë lëmë mundësi dhe tema të hapura për të shkuar prapë. Këtë herë ne kemi prezantuar platformën”.

I pyetur se si i komenton deklaratat e Enver Hoxhës se ekipi atje po takon zyrtarë të parëndësishëm, Limaj ka thënë se Moore nuk është i parëndësishëm.

“Moore nuk është i parëndësishëm, ai takohet me kryeministra të rajonit dhe është lider i fuqishëm”, ka thënë ai.

Tutje Limaj ka thënë se të gjithë zyrtarët po e kërkojnë të eliminohen barrierat në mënyrë që të rifillojë dialogu, raporton EO.

“Të gjithë vinë dhe kërkojnë që të pezullohet taksa apo të eliminohen barrierat që të filloj dialogu”.

Të ngjashme