Limaj s’komenton nëse heqja e taksës është kusht për formimin e ushtrisë

Hajvali | 08 Dhj 2018 | 14:08 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj nuk ka komentuar mundësin nëse për formimin e ushtrisë nga ndërkombëtarët do të kërkohet heqja e taksës prej 100% për produkte që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, raporton Ekonomia Online.

Limaj gjatë vizitës në fabrikën e letrës higjienike dhe detergjentit, “Flutura”, shtoi se koha është të ndërtohet shteti i Kosovës dhe nuk e komentoi mundësinë që në rast se kërkohet heqja e taksës për formimin e ushtrisë.

“Urime ushtria dhe angazhimi ynë i gjithëve duhet të jetë mirëqenia e punëtorëve tanë, krijimin e kushteve dhe detyra jonë është të hapim sa më shumë vende të punës”, tha Limaj.

Të ngjashme