Limaj: Specialen e kemi themeluar vetë, duhet të përballemi me shpifjet e armiqve

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në largim, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Me këtë rast Limaj ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale e konsideron të padrejtë.

Ai thekson se kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës.

Shkrimi i plotë i Fatmir Limaj:

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës!

Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhnjejë edhe në këtë rast! FL

Të ngjashme