Limaj: Sulmi ndaj Kuvendit, goditje ndaj shtetit

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 10:46 | Nga

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ai në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky sulm është goditje ndaj shtetit dhe demokracisë.

“Goditja e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës është goditje ndaj shtetit tonë. Pres që organet e sigurisë t’i kapin kryesit e këtij sulmi. Duhet dënuar fuqishëm ky akt kundër shtetit, paqes, lirisë e demokracisë tonë”, ka shkruar Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme