Limaj takon ambasadorin britanik, flasin për dialogun

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i delegacionit në bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ata biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Limaj e njoftoi ambasadorin për punën e delegacionit si dhe për përgatitjen e platformës për bisedime me Serbinë.

“Ishte pajtim i përbashkët se është shumë e rëndësishme që Kosova të flasë me një zë në këtë proces dhe platforma ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë”.

Ai e falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që Britania e Madhe po jep për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme