Limaj takon ambasadorin e ri britanik në Kosovë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosove, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

Limaj përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 6 tetor.

Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këtë takim ka potencuar bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi i plotë i Limajt:

Pata kënaqësinë ta prisja në takim njoftues, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Britanik biseduam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë. Kosova është me fat që ka miq të tillë siç është Mbretëria e Bashkuar e cila ka ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë. Në këtë takim me ambasadorin potencova bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar. Jam i bindur që ky bashkëpunim dhe ndihma e ambasadorit, Nicholas Abbott, në proceset që do të kalojë Kosova do të vazhdoj si deri me tani. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme