Limaj: Tri qeveritë e fundit në vend kanë rënë për shkak të dialogut me Serbinë

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vlerëson se ndryshimi i shpeshtë i qeverie në vend shpërfaq mostabilitetin politik.

“Një vendi që i rrëzohen tri qeveri brenda një viti është në krizë. Është mirë të gjenden arsyet e këtyre krizave të panevojshme. Shpresoj që këto zgjedhje të prodhojnë institucione stabile me mandat ashtu siç e parasheh ligji”, është shprehur Limaj, njofton KlanKosova.tv.

“Tri qeveritë e fundit [Haradinaj, Kurti, Hoti] kanë rënë për dialog. As për pandemi, as për buxhet, as për reforma…Po edhe kjo e fundit. Mungesa e numrave, është parë se një qeveri e tillë nuk mund ta shtyjë përpara këtë çështje”.

Limaj ka thënë se çështja e dialogut me Serbinë duhet të përfundojë pasi që i hapë perspektivë vendit.

“Demonstrimi dhe serioziteti i Kosovës në raport me dialogun i hap vendit dy mundësi: fuqizimin ekonomik dhe njohjet ndërkombëtare. Dialogun nuk duhet ta shohim jo “dialog me Serbinë” po çështje e mundësisë së hapjes së perspektivës së vendit tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme