Lista Serbe i kërkon Kurtit ta ndryshojë vendimin për referendumin

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta ndryshojë vendimin dhe të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Simiq tha se s’do të vazhdojnë të jenë pjesë e seancës, raporton Ekonomia Online.

“Nuk dëshironi që t’i lejoni serbët të shprehen në referendum, diskriminmi i popullit tonë është i qartë. Ju keni cenuar popullin tonë dhe t’ia vështirësoni serbëve jetën këtu”.

“Çfarë të mirë ka sjell aksioni që ju keni zaptuar disa shtëpi në veri. Në emër të Listës Serbe ju bëj thirrje që ta ndryshoni vendimin tuaj dhe të veproni mbi të gjitha ato parimet që jeni thirrur dhe të mos veproni në këtë kampanjën anti-serbe”.

“Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance sepse nuk dëshirojmë të legjitimojmë diçka jolegjitime dhe anti-serbe”.

Të ngjashme