Lluka i shqetësuar me mosinkasimet e pagesave të ujit dhe rrymës në veri

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 13:46 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për problemet që janë me pagesat nga ana e veriut të Mitrovicës për ujësjellësin dhe energjinë, raporton Ekonomia Online.

Lluka tha se Ujësjellësi i Mitrovicës ka probleme serioze me inkasimin e asaj pjese.

“Ujësjellësi i Mitrovicës ka probleme serioze me inkasim e sidomos në pjesën veriore dhe ka në vazhdimësi probleme me pagesa që ka nga Iber Lepenci e KEDSI”, tha Lluka.

Ai kërkoi nga kabineti qeveritar që të merren masa në këto probleme.

“Për sasinë e ujit që furnizon veriun hyjnë ne obligime të TVSH, TVSH paguhet për ujin qe shkon në veri dhe nuk inkasohet çdo gjë që do të mundeshim të bënim do ishte e mirëseardhur”, shtoi Lluka.

Lexo më shumë:

Të ngjashme