Lutfi Haziri prezanton kandidatët e LDK-së për Gjilanin

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 17:39 | Nga

Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, ka prezantuar sot 38 kandidatët e kësaj partie, të cilët garojnë për Asamblenë komunale.

“Për dallim nga të tjerët, LDK e ka edhe kandidatin më të ri, edhe bartësin e listës më të ri, e kemi edhe moshën më të re se të gjitha partitë politike. Lista e LDK’së në substancë ofron ndryshim dhe dominohet kryesisht nga arsimi dhe shëndetësia. Duke pasur parasysh backgraundin, profesionet, rregullshmërinë, fytyrat e pastërta e duart e pastërta, ne presim që KQZ t’i certifikoj të gjitha këto kandidatura. I falënderoj të gjitha strukturat, nëndegët ne qytet e fshatra, të cilat i kanë nominuar dhe i kanë mbështetur këto figura”, ka thënë Haziri në konferencën e sotme për media.

Haziri ka thënë se tashmë jemi në muajin e parë përgaditor, njoftues dhe të hapjes së dialogut me të gjitha kategoritë, grupmoshat, vendbanimet, lagjet dhe fshatrat e Gjilanit për të diskutuar nevojat e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.

Në përmbyllje të një programi qeverisës katër vjeçar, i cili ka qenë i ndërtuar në katër shtylla të zhvillimit dhe të ndërtimit të infrastrukturës në Komunën e Gjilanit duke pasur në fokus familjen, Haziri tha se do të vazhdojmë të punojmë me qytetarët dhe për qytetarët në këtë logjikë dhe në këtë kontinuitet.

“Ne kemi arritur ta thyejmë çdo lloj përjashtimi që e kemi gjetur në Gjilan. E kemi integruar Gjilanin me Prishtinën në fazën e parë, e kemi përafruar Gjilanin me Tiranën, e kemi përafruar Gjilanin me mikroregjionin evropian me Brukselin. Ky qytet është i vetmi në Kosovë i cili ka sjellë 20 përfaqësues të BE-së në pushtet lokal. Ky qytet tashmë ka miq, presidentë, ministra dhe autoritete të larta që përfshinë Uashingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar”, tha Haziri.

“Ne edhe më tutje do të punojmë në zhvillimin e infrastrukturës, fillimin e ndërtimit të autostradës Gjilan-Prishtinë, fillimin e ndërtimit të Rrugës së Prishtinës dhe atë Gjilan- Livoç-Kllokot, e cila ka filluar të bëhet realitet dhe investimet në çdo vendbanim e fshat të komunës sonë”, ka shtuar Haziri, duke pohuar se në katër vitet e ardhshme Gjilani do të marrë fazë krejt tjetër zhvillimore.

“Në katër vitet e ardhshme Gjilani do të marrë fazë krejt tjetër zhvillimore dhe në 18 muajt e ardhshëm do të ketë infrastrukturë krejt tjetër, pasi kemi punuar katër vite që të bëjmë mobilizime financiare nga qeveria e Kosovës, BERZH-i, qeveritë e shteteve të mëdha sic është Austria, Zvicra, Gjermania dhe me qeverinë e SHBA-ve. Këta janë partnerë të Gjilanit dhe investojnë miliona euro këtu”, tha ai.

Haziri në fund të kësaj konference i ka falënderuar bashkatdhetarët që jetojnë në perëndim për sic tha, rolin historik të zhvillimit të Gjilanit.

Përndryshe, bartës i listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për përfaqësim në Kuvend Komunal është Faton Bislimi, profesor universitar, i diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Këta janë kandidatët e LDK-së për Kuvendin Komunal në Gjilan:

Faton Bislimi, Avdyl Aliu, Shpresa Kurteshi Emini, Ramiz Ramadani, Milot Shkodra, Rina Ahmeti, Nevzad Rushiti, Isa Agushi, Arijeta Aliu, Gentrit Murseli, Xhelal Jetishi, Afërdita Balaj Ajdini, Fejzullah Berisha, Rashit Sahiti, Shkëndije Avdiu, Blerim Syla, Arben Maliqi, Teuta Suliqi, Qamil Rexhepi, Rijad Elezi, Antigona Kqiku, Jashar Jashari, Bardhyl Syla, Mizafere Ismajli, Burim Berisha, Naser Arifi, Arta Ramadani, Vehbi Jerliu, Idriz Ramadani, Vineta Shaqiri, Fitim Guda, Kujtim Shaiqi, Mirvete Hoxha,
Leutrim Bllaca, Ramiz Ramadani, Florentina Haliti – Mehmeti, Vjollca Ismajli dhe Shemsedin Elezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme