Lutfi Haziri thotë se ka më shumë gjasa të mos kandidojë për Gjilanin

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot për sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për zgjedhjet lokale të vjeshtës, sesa të ndodhë e kundërta.

Këtë deklaratë ai e dha në “Blic Interview me Astrit Gashin”. Ai tutje shtoi se kandidatin e LDK-së, e zgjedh kryetari i partisë, por aty ku ka marrëveshje politike, respektohet mendimi i degëve, respektivisht komunave.

“Nëse pyetem sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për Gjilanin, sesa të ndodhë e kundërta. Ne po punojmë maksimalisht që të krijojmë një gjeneratë të re të politikanëve lokalë për dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Haziri.

Haziri ka pasur katër mandate në krye të Komunës së Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme