Lutfi Haziri thotë se PDK-ja e ka pasur qëllim kryesor ta shkatërrojë LDK-në

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Lutfi Haziri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mundur ta shkatërrojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, ani pse e ka pasur qëllim kryesor.

Ai ka shtuar se në Lëvizja Vetëvendosje hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta bluar Lidhjen Demokratike të Kosovë, e ka shumë gabim.

“Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”.

“Kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet të ketë vend në asnjë mënyrë”.

PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta…

Gepostet von Lutfi Haziri am Samstag, 12. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme