Maloku e Murati përplasen rreth testimeve për Coronavirus që kanë kryer zyrtarët e LDK-së e VV-së

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka deklaruar sot në seancë të Kuvendit se në kohën sa ishte Albin Kurti në krye të Qeverisë kabineti i tij kishte qenë i privilegjuar e të parët kishin kryer testet për COVID-19.

Maloku ka thënë se ajo e disa deputetë tjerë të LDK-së kanë kryer testet pasi që shefi i grupit parlamentar Arben Gashi e sekretari i Kuvendit rezultuan të infektuar me Coronavirus.

“S’ka qenë fshehtësi që disa deputetë të LDK’së duke më përfshirë edhe mua edhe stafi politik janë testuar së bashku edhe disa deputetë të partive tjera përfshirë edhe administratën e Kuvendit pasi shefi i grupit tonë parlamentar e sekretari i Kuvendit rezultuan pozitiv”, ka thënë ajo, duke përmendur testimet e zyrtarëve të ish-Qeverisë Kurti.

“Personat e parë me funksion të lartë publik që kanë qenë të privilegjuar, e theksoj të privilegjuar, për t’u testuar kanë qenë zyrtarë të lartë të LVV-së. Për pikë të qejfit, kabineti i ish-kryeministrit, të gjithë ministrat e zyrtarë tjerë janë testuar me të filluar pandemia”, tha Maloku.

Në emër të grupit parlamentar të LVV-së ndaj kësaj deklarate të deputetes së LDK-së ka reaguar Hekuran Murati.

“Është pikërisht grupi parlamentar i LDK-së që nuk e votuan ligjin anti-COVID. Edhe njëherë ta theksoj se ky është versioni i hipokrizisë. Përveç deputetëve kemi pasë edhe anëtarë tjerë të LDK-së që janë testuar me gjithë familjen, e tash ka qytetarë që edhe nëse kanë simptoma ju thonë shkoni në shpi e izolohuni”, tha Murati.

Të ngjashme