Ish-deputetja e LDK-së dhe infektologu Sadiku tani e tutje në krye të këtyre drejtorive në Prishtinë

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sonte ka prezentuar drejtorët e rinj.

Në mesin e shumë emrave janë edhe dy emra që kanë qenë të komentuar.

Drejtoreshë e Pronave në Prishtinë tash e tutje do të jetë ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku.
Ndryshe Maloku është edhe vajza e Enver Maloku.

Izet Sadiku tash e tutje do të drejtoj Shëndetësinë në Prishtinë. Sadiku hapur kishte deklaruar shpesh herë përkrahjen që pati ndaj LDK-së, e që tash e tutje do të jetë edhe drejtor.

Këtu keni njoftimi e plotë:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme