Manxhuka i VV-së: Nga opozita pothuajse askush nuk ishte në seancën për pandeminë

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se deputetët e opozitës nuk ishin në sallën e Kuvendit, edhe pse kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme.

“PDK, LDK e AAK kanë thirrur debat për gjendjen me pandeminë. Teksa ende po mbahet kjo seancë e thirrur nga këta opozitarë pothuajse askush nga ta nuk është në sallë”.

“Kaq për sinqeritetin dhe seriozitetin e thirrjes së kësaj seance. Kaq ka interesim për ta për këtë temë”, ka shkruar Manxhuka në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme