Mbledhja e Kryesisë – A do të shqyrtohet zhbërja e Speciales

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 08:23 | Nga

Në orën 09:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet që të vendoset se kur do të mbahet seanca e radhës në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj, do të jetë në interpelancë sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së, për të informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtjen me armë nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Akoma nuk dihet nëse në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje do të jetë kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Mbledhja e kaluar e Kryesisë kishte dështuar në mungesë kuorumi, pasi që në të nuk morën pjesë AAK dhe Nisma, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme