Mblidhet Kryesia për caktimin e seancës për shqyrtimin e Marrëveshjes IPA 2020

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit është mbledhur për caktimin e seancës së ardhshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2.    Përgatitjet për Seancë plenare:

  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

    Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

3.    Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Të ngjashme