Mblidhet LDK-ja, shqyrton ofertën e fundit të VV-së

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës, është mbledhur për të shqyrtuar ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht të liderit të saj Albin Kurtit.

Propozimi i Kurtit ka të bëj me atë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së përbashkët zgjedhore.

Po ashtu, propozimi përfshin formën e shkuarjes në zgjedhje pa kandidat për kryeministër.

Ekili i EkonomiaOnline gjendet në selinë e LDK-së ku edhe do të sjellë informacione përkitazi me zhvillimet brenda kësaj partie.

Të ngjashme