Mbyllen votimet në Drenas, pjesëmarrja e ulët

Drenas | 04 Dhj 2016 | 19:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në orën 19:00 është mbyllur qendra kryesore e votimit në Drenas, e vendosur në shkollën fillore “Rasim Kiqina”.

Menaxheri i kësaj qendre, Shefqet Bytyqi, tha për Ekonomia Online se pjesëmarrja në këtë qendër është rreth 42 për qind.

Ai u shpreh i pakënaqur me këtë përqindje të votuesve, në një komunë që historikisht ka pasur pjesëmarrje të lartë.

Ndërkohë, në këtë qendër, nuk është shënuar asnjë parregullsi serioze.

Ekipet e Ekonomia Online nga terreni bëjnë të ditur se në orën 19 janë mbyllur edhe qendrat e tjera të votimeve në komunën e Drenasit.

Valdete Daka, kryesuese e KQZ-së, ka bërë të ditur në një konferencë për medie se në bazë të të dhënave që kanë mbërritur në mënyrë elektronike nga Qendrat e Votimit në Drenas janë mbyllur me kohë të gjitha vendvotimet dhe dalja e votuesve në zgjedhje është 21 mijë e 318 votues, apo 43% e tyre.

Të ngjashme