Ministrat e LDK-së, Quni e Dumoshi prezantojnë punën e tyre për 100 ditë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 16:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe ministrat e LDK-së, Anton Quni e Vlora Dumoshi prezantuan punën e tyre në 100 ditët e qeverisjes, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës në vitin e saj të dytë të transformimit po vazhdon arritjen e kapaciteteve të saj.

“Jemi në vitin e dytë të procesit të tranzicionit të FSK-së dhe në drejtkm të arritjes së kapaciteteve. Me synimin vjetor të përfundimit të pakove strategjike. Kemi arritur të hartojmë strategjinë e mbrojtjes. Gjatë kësaj periudhe është përgatitur plani në spektrin e hartimit të akteve ligjore po ashtu edhe koncept dokumënt për dërgimin e FSK-së jashtë vendit dhe për shënimin e detyrueshëm ushtarak. Gjatë kësaj periudhe për herë të parë ka udhëhequr trajtimin për indeksin e korrupsionit dhe sigurisë. Kemi vazhduar me avancimin e transparencës dhe imazhit institcional. Angazhimi ynë është ofruar që nga niveli udhëheqës qeveritar”, ka thënë Quni.

Ndërsa ministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit prezantoi punën e kësaj ministrie gjatë 100 ditëshit të saj ku e vlerësoi se kanë realizuar planet e parapara pavarësisht pandemisë.

“Nga marrja e mandatit kam zhvilluar takime të përditshme me përfaqësues institucioneve kulturore dhe të ambasadave në Kosovë, të gjitha takime kanë qenë në frymë të bashkëpunimit. Në departamentine kulturës janë bërë këto aktivitete, nënshktimi i memorandumit tonë mes QKKS-së me vendet e rajonit me të cilat do të prodhohen filma, kalendari i përbashkët kulturorë me Shqipërinë, janë ndarë çmimet vjetore të letërsisë dhe çmimi vjetor i letërsisë, është mbyllur konkursi për vepra letrare. Si pasojë e pandemisë takimet me palët janë realizuar virtualisht, ministria ka funksionuar me staf të reduktuar, kam takaar drejtuesit e të gjitha institucioneve kulturore në vend”, tha Dumoshi.

Të ngjashme