Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Gjermanisë

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Në takim njohës, ministri Abdixhiku i informoi për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.

Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje, transmeton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme