Ministri Gashi priti në takim ambasadorin kanadez, Daniel Maksymiuk

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 14:59 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kroacinë dhe Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.

Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Gashi, i kërkoi ambasadorit Maksymiukvazhdimin e mbështetjes gjatë proceseve integruese të Republikës së Kosovës.Po ashtu, në këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve në fushën e sigurisë.

Ambasadori kanadez, Daniel Maksymiuk, konfirmoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme