Ministri në detyrë nga komuniteti turk kërkon që lëvizja e Gulenit të shpallet terroriste

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 11:21 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, që vjen nga radhët e komunitetit turk,  në mbledhjen e Qeverisë, ka kërkuar që të fusë në listën e organizatave terroriste Lëvizjen Hizmet të Fethullah Gulenit dhe Partinë e Punëtorëve të Kurtidstanit, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë diskutimit të draft-platforma vjetore e politikës së inteligjencës dhe politikës së sigurisë, Kervan tha se këto dy organizata, mund të dëmtojnë “rëndë” edhe Kosovën.

“Te pika ku përmendet organizata terroriste DEASH (grupi militant, Shteti Islamik), degët e saj dhe të tjerët, këtu nuk përmenden organizatat terroriste që janë të njohura edhe botërisht: Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe organizata terroriste FETO (v.j. Lëvizja Hizmet). Këta mund ta dëmtojnë rëndë edhe vendin tonë, Kosovën, këtë duhet ta kemi parasysh, sidomos PPK është edhe në listat e BE-së dhe SHBA-së. Patjetër që na nevojitet rritja e bashkëpunimit me Turqinë kundër këtyre organizatave”, tha Kervan.

Ndërsa,  kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se këto vërejtje të ministrit në detyrë, Kervan do t’i dërgohen Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe draft-platforma u miratua pa këto kërkesa.

“Politika e jonë e inteligjencës dhe sigurisë koordinohet me parterët tanë ndërkombëtarë, do të thotë është në linjë me politikën e tyre”, tha Hoti.

Të ngjashme