Ministri Selimi takoi drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selim, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për prioritetet  e tij për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi e ka njoftuar drejtoreshën Magno që në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit,  Ministria e Drejtësisë përmes politikave publike po synon konsolidimin e drejtësisë komerciale e cila sipas tij do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja sepse do të siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi.

Ministri Selimi dhe drejtoresha znj. Magno kanë diskutuar edhe për bashkëpunime në projekte tjera që kanë të bëjë me sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, konfirmoi se ky mision do vazhdoj të mbetet partner kryesor i Ministrisë së Drejtësisë në avancimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë.

Të ngjashme