Ministri Veliu ri- aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ri-aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar dhe ndryshon përbërjen e Grupit Ndër – Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19.

Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës.

Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020.

Të ngjashme