Ministrja Hoxha kërkon nga institucionet seriozitet në zbatimin e MSA-së

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 12:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha tha se procesi i integrimit evropian është kompleks dhe prek gjithë shoqërinë tonë.

Hoxha në konferencën ku u prezantua “Mekanizmi i ri të zhvillimit të kapaciteteve për zbatimin e MSA-së”, financuar nga Qeveria e Kosovës, Luksemburgut dhe Norvegjisë, kërkoi nga  institucionet seriozitet në zbatimin e MSA-së, raporton Ekonomia Online.

“Ministrja jonë ka identifikuar disa fusha prioritare të MSA. Qëllimi është zbatimi i MSA-së dhe agjendës së integrimit në mënyrë që të jemi të gatshëm për fazat tjera të integrimit. Për këtë qëllim ne që disa muaj kemi negociuar dhe kemi nënshkruar marrëveshje me Luksemburgun për mbështetje të institucioneve dhe kap shumë prej 2 milionë euro”.

“Përveç forcimit të kapaciteteve të MSA përmes këtij projekti po forcojmë mekanizmat për përkrahje të drejtpërdrejtë të institucioneve tona. Unë ftoj të gjitha institucionet e Kosovës për mbështetje dhe angazhim për realizimin e këtij projekti”,tha ajo.

Anne Dostert nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut tha se përmes këtij mekanizmi ndihmojmë zhvillimin e kapaciteteve për integrim të Kosovës në BE

“Luksemburgu dhe Kosova gëzojnë një angazhim dhe bashkëpunim të mirë qe nga viti 1999. Objektivat kryesorë të këtij projekti ndihmon në integrimin e Kosovës. Ky lloj mekanizmi nuk ka ekzistuar më parë. Kemi një qasje strategjike por me një fleksibilitet që nuk ka ekzistuar deri tani”.

“Shpresojmë që ky mekanizëm të funksionoj sa më mirë. Ky është projekti i parë i madh që delegimi bëhet nga qeveria e Kosovës. Shpresoj që do të shërbej si një data-bazë për informimin e të tjerëve”.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Per Strand Sjaastad tha se përmes këtij mekanizmi do të ketë ngritje të kapaciteteve të shërbimit civil në Kosovë, raporton EO.

“Ne të gjithë besojmë se marrëveshja e MSA në Kosovë do të jetë nxitësit kryesor në progresin e reformave. Besoj që kjo shtytje do të jetë pozitiv në sundimin e ligjit dhe funksionimin e tregut. Është ndryshe ta kemi një marrëveshje dhe ndryshe ta bëjmë të suksesshme atë”.

“Kemi kërkuar që të ketë një përkushtim dhe këtë zotim e kemi marr nga kryeministri dhe ministrja Hoxha. Ky mekanizëm mundëson operimin më të lehtë të këtyre dokumenteve. Gjithashtu ma lejoni të theksoj se përmes  këtë mekanizëm duhet të arrihet të mbushën boshllëqet”.

Të ngjashme