Molliqaj e Konjufca debatojnë ashpër në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë e koalicione të fshehta

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 13:35 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dardan Molliqaj dhe Glauk Konjufca kanë vazhduar debatin me tone të ashpra në Kuvend.  Molliqaj në emër të grupit parlamentar të PSD-së ka kërkuar nga LVV-ja të tregojnë se a kanë ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjeve dhe ka kritikuar ata se janë në koalicion me PDK për të sabotuar punën në komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Të gjithë kemi kritiku që asnjë qeveri të mos formohet me listën serbe sepse kanë kërkesa të ndryshme madje u dashtë me i prit disa orë deri erdhën nga Beogradi e me formuar Qeverinë. A e ka ndërruar LVV qëndrimin për listën serbe, apo është gatshme që me të rrëzojë Qeverinë e Kosovës. Nëse LVV është gati dhe shkojnë i marrin nënshkrimet e Listës Srpska, PSD-ja sot ja jep nënshkrimet për me rrëzuar Qeverinë e Kosovës, nëse s’është e vërtetë mos bëni lojëra, ose tregoni që keni ndërruar qëndrimin o thuani që kjo Qeveri është kaq e keqe që edhe me çetnik e ndërrojmë”.

“Është mirë me dal publikisht me na kallxu e jo me u fsheh pas qëndrimeve që në vazhdimësi po fliten. Ftesa jonë për opozitën është të mblidhemi bashkë të bëjmë një platformë çfarëdo që ka kërkesën për zgjedhje dhe për çështje të tjera dhe të ndërtojmë strategjinë, nëse plani i opozitës është me ja qit fajin njëri-tjetrit dhe sulmeve të ulëta, nëse e keni për zgjedhje shkoni merrni nënshkrimet dhe hajdeni po e rrëzojmë Qeverinë”.

Pas disa minutash erdhi përgjigjja e Glauk Konjufcës i cili tha se LVV-ja nuk është në koalicion me PDK-në por sipas tij, është vetë PSD-ja e cila dje me partitë opozitare u bë bashkë për të mos shkarkuar Aida Dërgutin.

”Dardan Molliqaj para pak minutash u nxeh fortë duke i dhënë zor me mi bë disa pyetje dhe e kam kënaqësinë me ja dhënë disa përgjigje. LVV-ja kurrë nuk i ka dhënë fortë zor për zgjedhje, zgjedhjet LVV i kupton qysh shkojnë, ajo ndodhë nëse opozita ka numra më shumë se mazhoranca. Nuk pres kurrgjë prej tryezave të LDK-së, pushteti i ka 62 vota opozita 58 dhe kjo është gjendja ekzistuese, ne e dimë matematikën i dimë numrat”.

“LVV-në kurrë mos e merr me pompozitet që bën aktrime për zgjedhjet, kur bëhen numrat me rrëzuar qeverinë ne jemi të gatshëm. Lista Serbe është krijesë e Beogradit, nuk dallon asgjë prej politikave të Aleksandar Vuçiqit veç i merr urdhrat në Serbi dhe i zbaton në Kosovë, këtë mësim Dardan e ke mësuar në VV. LVV e mban këtë qëndrim nuk e ka ndërruar”.

“Ta tregoj tash kush me kë është në koalicion me PDK-në, dhe në seancë 30 minuta pasi që ke than se VV është në koalicion me PDK qetu në Kuvend e shkelët LVV-në dhe të drejtën e saj për nënkryetar bashkë me partitë në pushtet, u bonet bashkë i bonet votat po e mbani pozicionin me ndihmën e mazhorancës. Nuk po e di kush me kë është në koalicion Dardan”.

Të ngjashme