MPJ: Deklaratat e Daçiqit, provokime të hapura ndaj stabilitetit në rajon

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 21:20 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër deklaratat që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka bërë në lidhje me gjoja “sulme të diasporës shqiptare në botë ndaj misioneve diplomatike të Serbisë”.

Ministria e Punëve të Jashtme i konsideron këto deklarata nxitëse dhe tendencioze, që kanë për qëllim ta mbajnë në tension rajonin. MPJ vlerëson se kjo është gjuhë e viteve 1990-të dhe e frikës kur Serbia i orekstronte vetë sulmet që ua atribuonte të tjerëve.

“Për Ministrinë e Jashtme të Kosovës deklaratat e Daçiqit janë të papranueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme. Ato janë nxitëse dhe tendencioze, të cilat i kontribuojnë destabilizimit dhe prishjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në këto rrethana, akte të tilla të dhunës mund të orkestrohen nga vetë shteti serb, në mënyrë që t’i atribuohen pastaj diasporës shqiptare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme