Muja: As VLAN-i nuk mundet me marrë Drenasin

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 22:42 | Nga

Shaip Muja nga PDK-ja konsideron se opozita në Drenas e ka hutuar elektoratin për momentin, por ai elektorat do të kthehet më 18 dhjetor dhe do ta votojë Partinë Demokratike.

Duke folur në emisionin “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, Muja ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është marrë me fushatën në Drenat, ndërsa për darkën me mësuesit e kësaj komune, Muja thotë se ka qenë në kuadër të aspektit arsimor, e planifikyar para se të fillonte fushata.

“Thaçi mbajti darkë edhe në Kaçanik, ku nuk ka zgjedhje”, u shpreh Muja.

Deputeti i PDK-së ka thënë se në garën për kryetar të Drenasit, disa nga kandidatët kanë bërë deklarata spekulative duke u thirrur në emër të presidentit Thaçi.

“Thaçi nuk merret me këto deklarata spekulative, sepse këto deklarata janë vogëlsira”.

Muja konsideron se Nisma, e cila ka shkuar në balotazh në komunën e Drenicës, duhet të merret me Malishevën, “të cilën e ka marrë me huti, qysh po don me marrë Drenasin, pa strategji politike apo ekonomike”.

Ai ka thënë se në tre vjetët e fundit nën udhëheqjen e Nexhat Demakut ka pasur pak ngecje në Drenas, për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar personalisht Demaku. Pikërisht këtë periudhë, sipas tij, e ka shfrytëzuar opozita.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme