Mungesa e kuorumit, nuk ratifikohet marrëveshja për financim të projektit “Reagim Emergjent ndaj Covid-19”

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të ratifikojë marrveshjen me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financim të projektit të “Reagimit Emergjent ndaj Covid-19”, kjo për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,  tha se Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”, i shtohen edhe 25 milionë euro tjera dhe arrihet shumë totale 60 milion euro.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se kjo marrëveshja është e favorshme për Kosovën

“Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar këtë amendament të kësaj marrëveshje e ka gjetur këtë marrëveshje të favorshme për miratim. Në emër të grupit parlamentar të VV e mbështesim këtë marrëveshje”.

Po ashtu, edhe deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, tha se është pozitive ky bashkëpunim i Kosovës me Bankën Zhvillimore.

“Është pozitive vendosja e bashkëpunimit siç është Banka Investive e Këshillit të Evropës dhe është dritare shtesë për financim. Sa i përket kushteve të financimit është institucion që jep linja kreditore”.

Të ngjashme