Mustafa: Ligji për Trepçën hynë në fuqi më 2 nëntor  

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 11:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa gjatë seancës që është duke u mbajt në Kuvend tha se Ligji për Trepçën është përgatitë dhe ka siguruar se Ligji për Trepçën do të procedohet në Kuvend brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj.

Duke iu përgjigjur interesimit të deputetit Raif Qela përkitazi më këtë çështje, i pari i Ekzekutivit ka thënë se Projektligji është përgatit dhe është konsultuar edhe me faktorin ndërkombëtar.

“Ligji do të procedohet në Kuvend në mënyrë që ne ti arrijmë të gjitha afatet, në asnjë moment të mos rrezikohet Trepça. Kjo do të ndodhë brenda javës ose brenda 10 ditësh. Ligji do të jetë në fuqi me 2 nëntor”,  ka thënë Mustafa.

“Në fillim të vitit të kaluar kemi ardhur në situatë të rëndë për ‘Trepçën’, ne kemi marrë masa të rrepta dhe kemi shpëtuar ‘Trepçën’ nga likuidimi. Kemi proceduar më vonë të gjitha aktivitetet për zgjidhjen e ‘Trepçës’, në Qeveri kemi themeluar një komision për hartimin e ligjit për Trepçën. Ligji është përgatitur si i tillë është konsultuar me grupe të ndryshme të interesit dhe faktorit ndërkombëtar”.

Të ngjashme