Mustafa mirëpret në takim ambasadorin e Austrisë

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.

Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.

Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtet ndërtuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme