Mustafa nuk komenton “emrat e përveçëm”, lista e LDK-së publikohet të hënën

Lipjan | 21 Maj 2017 | 18:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se lista e kësaj partie, së bashku me partitë aleate, publikohet të hënën pasi të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“LDK-ja tashmë ka listën e saj. Njerëzit të cilët ne mendojmë që duhet të jenë brenda listës – janë”, tha Mustafa, pas një tubimi zgjedhor në Lipjan, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët nëse pjesë e listës është dhe Vjosa Osmani, Mustafa nuk ka dashur të komentojë “emra të përveçëm”.

“Ne nuk merremi me emra të përcaktuar. I vetëm emër i përcaktuar për ne është kandidati për kryeministër, zotëri Hoti. Dhe ne do t’i japim përkrahjen tonë deri në finale dhe tutje”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK-ja së bashku “me koalicionin qeverisës” i ka përfshirë kandidatët më të mirë për përfaqësues për në Kuvendin e Kosovës.

Edhe kandidati i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se emrat më të mirë të LDK-së janë brenda listës së kandidatëve për deputetë, dhe se nuk po fshehin asgjë që nuk po e publikojnë listën, porse po presin certifikimin e KQZ-së.

“Ne jemi duke pritur certifikimin nga KQZ-ja. Ato lista shpresoj nesër do jenë publike. Brenda janë emrat më të mirë të LDK-së”, ka thënë Hoti.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/mustafa-e-hoti-e-nisin-fushaten-ne-lipjan-iu-bashkohet-edhe-vjosa/

Lexo më shumë:

Të ngjashme