Mustafa përkujtoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faruk Spahija

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtarin e shquar, kryetarin e Komunës së Mitrovicës, anëtarin e kryesisë, Faruk Spahija.

Në përvjetorin e tij, kryetari Mustafa veçon kontributin e tij që dha për Kosovën dhe institucionet e vendit tonë.

“Faruk Spahija ishte intelektual, veprimtar i devotshëm i cili në kohë të vështira për shtetin tonë punoi shumë, si kryetar i Mitrovicës dhe veprimtar i LDK-së. Spahija ishte personalitet i veçantë i cili dha shumë për vendin tonë dhe Mitrovicën.”, ka thënë kryetari Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme