Mustafa pret në zyrat e LDK-së përfaqësuesin special të BE-së për dialogun

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 08:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kryetari Mustafa shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.

Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjell. 

Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik.

Lajçak ka takuar të gjithë krerët e institucioneve dhe liderët e partive në vend.

Në mesditë ai do tu drejtohet medieve me një deklaratë, për të udhëtuar më pas në Beograd.

Të ngjashme