Mustafa takohet me kongresmenin amerikan, Randy Hultgren

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 14:08 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim kongresmenin, Randy Hultgren.

Teksa po zhvillohet takimi, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, raporton Ekonomia Online.

Në komunikatën e dërguar për medie nga LDK-ja njoftohet se gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend. Kryetari Mustafa e njoftoi Hultgren për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit. Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes SHBA-ve dhe Kosovës. Mustafa falënderoi Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Amerika Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtetndërtim.

Kongresmeni Hultgren shprehu vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve tona dhe përgëzoi rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.

Të ngjashme