Mustafa: Zgjedhjet e brendshme demokratike, nuk ka kandidat për kryetar

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt janë duke u zhvilluar në frymën demokratike.

“Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë. Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshme dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të suksesshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së”.

Mustafa ka thënë se deri tash nuk ka ndonjë kandidat për kryetari të subjektit që drejton ai.

“Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.
Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme