Nagavci: Besoj se dhe LDK-ja do ta votojë Osmanin

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 18:43 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit nga radhët e VV-së Arbërie Nagavci beson që Vjosa Osmani do të votohet për presidente në seancën që pritet të mbahet sonte, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se pozitë dhe opozitë duhet të bëhen së bashku për të punuar për vendin.

Nagavci ka thënë se beson që edhe deputetët e LDK-ta mbështesin Osmanin, duke thënë se vendin nuk e dërgon në zgjedhje projektligji zgjedhor, por mos votimi i presidentes.

“Unë besoj se dhe LDK-ja do ta votojë Osmanin. Sa i përket projektligjit për zgjedhje unë mund te je ju thamë se ai nuk e dërgon vendin në zgjedhje por mosvotimi i presidentes”

“Ne nuk shkojmë me skenare të PDK-së, pasi që nuk japim terminale për pozita”, ka thënë Nagavci.

Tutje, ministrja Nagavci ka thënë se të gjithë deputetët duhet të jenë në sallë për zgjedhjen e presidentes Osmani edhe nëse nuk e votojnë, për.

“Ajo që i nevojitet vendit është që të kemi institucione të konsiliduara. Konsideroj që secili deputet të jenë të vetëdijshëm dhe të marrin së paku pjesë në votim për ta votuar për presidente Vjosa Osmanin”, ka thënë Nagavci.

Të ngjashme